Të enjten mbrëma u kompletuan të gjitha 16 skuadrat që kanë avancuar në 1/8 e finales së Kupës së Italisë.
Dueli mes Lazios dhe Interit vlerësohet më i forti nga skuadrat që aktualisht janë në garë për trofe.
Çiftet e ndeshjeve tjera janë Roma – Torino, Atalanta – Genoa, Bologna – Parma, Fiorentina – Como, Inter – Venezia, Juventus – Udinese dhe Napoli – Cagliari.
Edhe këto ballafaqime do të vendosen me nga një ndeshje.
Nëse skuadrat luajnë baras në 90 minuta, penalltitë do ta vendosin fituesin, pasi vazhdimet nuk janë të planifikuara aktualisht.
Venezia është përfaqësuesja e vetme e kategorisë së dytë të futbollit italian, Serie B.
Ndeshjet zhvillohen më 3 dhjetor.