Arsenali ka gati ofertën faraonike për yllin e Serie A.
Arsenali për disa vite me rradhë po përpiqet të fitojë Premier League dhe Topçinjtë këtë verë shpenzuan rreth 300 milionë euro për prurjet e reja.
Drejtuesit nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton dhe kanë piketuar përforcimin e parë për verën e ardhshme.
Kenan Yildiz është objektivi kryesorë i Arsenalit vitin e ardhshëm dhe Topçinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për sulmuesin e Juves.
Turku konsiderohet i paprekshëm te Zonja e Vjetër, por kundrejt një oferte të tillë drejtuesit janë të hapur ta lënë të lirë.