• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dëmtimi i talentit italian të Liverpoolit, ‘fërkon duart’ Chiesa

26/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liverpooli pritet të përfitojë nga një rregull i UEFA-s për të regjistruar Federico Chiesa-n në listën e Champions League, pas dëmtimit të rëndë të mbrojtësit Giovanni Leoni. Lajmin e konfirmoi trajneri i të kuqve, Arne Slot, në një konferencë për shtyp.

Chiesa, i transferuar këtë verë nga Juventusi, fillimisht ishte lënë jashtë listës A për ndeshjet e fazës së grupeve, por mund të rikthehet duke zëvendësuar Leonin, i cili ka përfunduar sezonin pas një dëmtimi të ligamentit të kryqëzuar. Sipas rregullores, lojtarët që mungojnë mbi dy muaj për shkak dëmtimi mund të zëvendësohen.

“E kemi analizuar situatën,” deklaroi Slot. “Nuk mund t’ju them saktësisht në çfarë faze është procesi, sepse nuk është diçka që e menaxhoj drejtpërdrejt. Ka njerëz të tjerë që merren me këtë. Por nga informacionet që kam, nëse një lojtar mungon mbi dy muaj, ai mund të zëvendësohet. Tani po verifikohet gjithçka.”

Liverpooli do të përballet të martën në transfertë ndaj Galatasaray-t, një sfidë e rëndësishme në objektivin për kualifikim. Nëse përfshihet, Chiesa do të përbënte një armë të re të vlefshme për repartin ofensiv të Slot, duke i dhënë më shumë zgjedhje në një moment vendimtar të sezonit europian.

Next Post

Ndeshje interesante këtë fundjavë në Bundesligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.