• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dost pensionohet dy vjet pas arrestit kardiak

26/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dy vjet pasi pësoi arrest kardiak në fushë, ish-sulmuesi i Bundesligës, Bas Dost, është pensionuar nga futbolli aktiv.

“Nuk dua që të luaj me jetën time. Kam menduar për këtë gjë për dy javë dhe më pas kam marrë vendimin”, ka thënë 36-vjeçari të premten për “Algemeen Dagblad”.

Më 29 tetor të vitit 2023, Dost, i cili në Bundesligë ka luajtur për Wolfsburgun dhe Eintracht Frankfurtin, kolapsoi në fushë sa ishte pjesë e NEC Nijmegenit, në ndeshjen ndaj AZ Alkmaarit.

Ai u shpëtua nga stafi mjekësor.

“Nuk mund të shprehem se sa falënderues u jam atyre. Pa ata, unë nuk do të isha sot këtu. Faleminderit që ma shpëtuat jetën”, ka theksuar Dost.

Dost në Bundesligë i zhvilloi 121 ndeshje, ndërsa realizoi 48 gola e pati 14 asistime. Në Eredivisie të Holandës i realizoi 74 gola e 20 asistime në 157 paraqitje.

Next Post

Kryetari i FFK-së pret në takim presidentin e Vevey-Sports, Fatlind Rama – Hapet mundësi për futbollistët nga Kosova në Zvicër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.