• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ekspertët e Federatës Italiane të Futbollit ndajnë eksperiencën dhe metodologjinë e stërvitjes me trajnerët shqiptarë

26/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ekspertët e Federatës Italiane të Fubollit, Bruno Redolfi dhe Stefano Florit zhvilluan dje një seminar teorik me kursantët për trajnerë të UEFA C dhe B, drejtorët, trajnerët e qendrave rajonale, trajneret e programit TDS, si dhe trajnerë nga shoqatat, klubet dhe akademitë e ndryshme nga i gjithë vendi, në kuadër të programit të edukimit të trajnerëve.

Pas sesionit teorik, trajnerët e grupmoshave U-11 dhe U-14 zbritën në fushë për të ndjekur nga afër metodikat më moderne të trajnimit të futbollistëve të rinj.

Në një prononcim për fshf.org, Bruno Redolfi, përgjegjës për zhvillimin e talenteve në Shkollën e Zhvillimit të Talenteve të FIGC dhe zëvendës-trajner i ekipit italian U-15 tha se objektivi i këtij seminari ishte për të dhënë idenë që trajnerët të shohin metodologjinë e një stërvitjeje për futbollistët e vegjël.

“Ndihem i nderuar dhe krenar që patëm mundësinë të ndajmë lojën më të bukur në botë me teknikët shqiptarë. Për mua ka shkuar shumë mirë, por pres edhe vlerësimin e teknikëve që kanë marrë pjesë, që ishin të shumtë dhe shumë aktivë.

Objektivi ynë ishte dhënia e mbështetjes së trajnerëve shqiptarë, duke i bërë të shohin strukturën dhe organizimin e një stërvitje, karakteristikat e akademive tona në qendrat në Itali, në të cilat ne zhvillojmë metodologji të dedikuar në akademitë U13 dhe U14, djem dhe vajza.

Kemi dashur të shfaqim se si duke shfrytëzuar një hapësirë minimale brenda fushës së lojës, pak pajisje, mund të zhvillohet një stërvitje e plotë, mbi të cilën mund të punohen të gjithë objektivat dhe principet e lojës së futbollit me 11 lojtarë” – tha Bruno Redolfi për fshf.org.

Edhe Stefano Florit, në një prononcim për fshf.org tregoi se në këtë seancë, ai zhvilloi një seancë stërvitore sipas modelit “Evolution” që përdorin në Itali.

“Fillimisht, falënderojmë presidentin Armand Duka dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, për këtë ftesë prestigjioze, i cili është shumë mik edhe i presidentit të Federatës Italiane të Futbollit.

Sot kemi zhvilluar një aktivitet teorik në sallë, ku kemi prezantuar udhëzimet metodologjike dhe më pas kemi hyrë në fushë ku pata kënaqësinë që së bashku me 20 djem, të zhvilloja këtë sesion trajnimi që korrespondon me modelin që prezanton programi Evolution në Itali”, tha Stefano Florit.

Next Post

Andre Slot konfirmon se Liverpooli ka paguar kontratën e plotë të Diogo Jotas familjes së tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.