• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria U-15 për vajza fiton edhe ndaj Estonisë në turneun “UEFA Development”

26/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria U-15 për vajza ka arritur fitoren e dytë radhazi në turneun “UEFA Development”, duke mposhtur Estoninë me rezultatin 2-1.

Ndeshja u zhvillua pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, ku vajzat kuqezi bënë një paraqitje shumë të mirë dhe bindën si me lojë, ashtu edhe me rezultat.

Trajnerja Rabie Tota e nisi sfidën me këtë formacion: Vanesa Islami (GK), Ajlina Berisha, Tea Hasanaj, Elin Hasanaj, Egi Kuqja, Elinda Cobo, Estela Gjoni, Isabella Hoxha, Kejsi Allushi, Keisi Bajraktari dhe Klea Selmani.

Kuqezezat e vogla kaluan në avantazh në minutën e 28-të me golin e Estela Gjonit. Pjesa e parë u mbyll 1-0, ndërsa në fraksionin e dytë estonezet barazuan në minutën e 53-të. Festa e estonezeve zgjati pak, pasi Gjoni riktheu epërsinë për Shqipërinë, duke realizuar me saktësi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Takimi u mbyll me shifrat 2-1, duke i dhënë skuadrës sonë fitoren e dytë në këtë turne, pas suksesit 4-0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e parë.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet më 29 shtator, ku Shqipëria do të përballet me Kosovën U-15, në “Shtëpinë e Futbollit”, ora 15:00. 

Next Post

Interi bëhet gati për Kaljarin, Kivu mendon ‘rokadën’ Lautaro-Turam

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.