Wednesday, 29. April 2026
Sport

Kategoria e Parë në RTSH: Skënderbeu fiton duelin e kreut, Gjini ndëshkon Laçin

GS 26/09/2025 2 Min. Lesezeit

Skënderbeu fiton kryesfidën e kësaj jave në Kategorinë e Parë, duke mposhtur 1-0 Laçin, falë golit të shënuar nga Gjini në pjesën e dytë. Korçarët marrin fitoren e radhës në shtëpi dhe konsolidojnë pozitat e tyre në vendin e parë në renditje.

Ndeshja e transmetuar në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar, ndonëse rreshjet e shiut kanë penguar skuadrat që të japin më të mirën e tyre në fushën e blertë.

Vendasit janë më kërkues, por pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola 0-0. Në pjesën e dytë miqtë mbeten me 10 lojtarë në fushë, pasi Mjaki ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 67-të. Skënderbeu përfiton nga avantazhi numerik dhe arrin që të zhbllokojë sfidën, duke gjetur golin e avantazhit me të sapofuturin në fushë Gjinin.

Mbyllet 1-0 sfida në Korçë. Skënderbeu merr fitoren e tretë sezonale në shtëpi dhe ngjitet në kuotën e 13 pikëve në renditje, ndërsa Laçi mbetet në kuotën e 9 pikëve, momentalisht në vendin e dytë në klasifikim. Nesër luhen 4 ndeshjet e tjera të javës së 5-të të Kategorisë së Parë.

Teilen: