“Uragani” Kane ka mbërritur në Gjemrani dhe ndeshje pas ndeshje vendos rekorde me numrtat e golave. Me dy të shënuar kunër Werder Bremenit, bomberi anglez ka hyrë mes legjendave të futbollit europian pasi ai është i vetmi lojtar, të cilit i janë dashur vetëm 104 takime për të shënuar 100 gola me një klub të pesë ligave kryesore të kontinetit tonë. Për të shënuar 100 gola me Real-in, Cristiano Ronaldo-s i ishin dashur 105 takime, në aq sa shfrytëzoi edhe Erlind Haaland për të arritur këtë kuotë me Manchester City-n.
Por në javët e fundit mediet britanike dhe ato gjermane kanë shkruar shumë për një klauzolë të famshme në kontratën e Kane me Bayern-it sipas së cilës lojtari në hyrje të vitit të katërt në Mynih mund të largohej drejt Anglisë nëse një klub i ishullit do të paguante 65 milionë euro. Këtë “rrugëdalje” Kane e kishte vendosur pasi dy vite më parë tundohej nga ideja për tu rikthyer në Angli që të thyente edhe rekordin e Alan Shearer, por tani duket se gjërat kanë ndryshuar dhe se prioritet absolut i Kane është Bayern-i i Mynihut.
“Rekordi i golave i Shearer në Premier League nuk është më në mendimet e mia. Kur u largova nga Anglia mendoja se një ditë mund të rikthehesha për të thyer atë rekord, por që prej momentit që mbërrita në Mynih, po shijoj shumë faktin që po luaj në të tilla nivele”, tha Kane pas fitores së Bayern-it përballë Werder-it.