• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Simeone gati për derbin me Realin: Ne drejtojmë nga stoli, janë futbollistët që shënojnë gola

27/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu sikundër kolegu i tij Çabi Alonso, trajneri i Atletikos, Simeone ka dalë i qetë, por si gjithnjë i vendosur ashtu si edhe karakteri i tij, por edhe shumë i prerë në konferencën shtypit një ditë para sfidës me Realin. Shumë pyetje, por që kanë konverguar në një emër, Julian Alvarez, i cili është bërë edhe simboli i skuadrës pas tregolëshit shënuar kundër Rajo Vajekanos në mesjave.

“Julian dha performancën e tij më të mirë kundër Rayo Vallecano. Shoh që Julian po luan mirë, është i lumtur, i përkushtuar ndaj klubit dhe ekipit. Tifozët e duan shumë. Shpresoj që të ketë një performancë të shkëlqyer.” Më pas ai është përqëndruar te ekipi tij, duke shpjeguar edhe faktin e nisjes së dobët të sezonit. “Janë tetë lojtarë të rinj, nga shtatë që ishin sezonin e kaluar.

Jemi në atë proces dhe në rrugën e duhur për t’u bërë një ekip më i mirë. Kemi bërë gjëra të mira dhe të tjera do bëjmë për t’u përmirësuar në këtë fazë të parë të udhëtimit. Shpresoj të evoluojmë, ndeshje pas ndeshjeje, duke u bërë gjithnjë e më të mirë.” Nuk ka asnjë ndjesi e njëlloj si kolegu i tij Çabi Alonso ka dhënë këtë konsideratë për diferencën në pikë. “Kur fillon ndeshja, nuk ka diferencë pikësh. Ndërsa loja përparon, cilësia e ekipeve përcakton fatin e tyre, prandaj ato kanë më shumë pikë. Do të jetë një ndeshje e ngushtë në mes, me tranzicione vendimtare.

E imagjinoj atë ndeshje. Më pyëesni për zëvendësimet dhe Gjendjen e Vinicius? “Nuk jam unë ai që bën zëvendësimet, po flas për kundërshtarin. Nuk mendoj se trajnerët janë vendimtarë. Gjëja më e vlefshme në lojë janë lojtarët, ata që bëjnë diferencën.” Sa për Vinicius as që më intereson,. Pyesni Çabin”. Në fakt do jetë duel në fushë, apo duel trajnerësh? Simeone mendon se gjithçka varet nga kembët e futbollistëve.

“Nuk ndalem tek e kaluara, jetoj në të tashmen. Shoh që Real Madridi është rritur si ekip, duke sulmuar shumë mirë në pozicione, me punë mbrojtësa që përfshijnë presionin më lart në fushë. Kjo është arsyeja pse i kanë fituar të gjashtë ndeshjet.” Në fushë nuk luajmë ne, në drejtojmë nga stoli, këmbët i levizin futbollistët dhe janë ata që shënojnë.

Next Post

Albi Mall Superliga vjen me xhiron e 7-të në program

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.