Harry kane shënoi 100 gola për Bayern Munich – duke u bërë lojtari më i shpejtë në histori që arrin këtë shifër për një klub në një nga pesë ligat më të mira të Evropës.
Kapiteni i Anglisë shënoi në të dyja pjesët e fitores 4-0 ndaj Werder Bremen për të arritur këtë rekord në vetëm 104 ndeshje në të gjitha garat që nga transferimi i tij në vitin 2023 nga Tottenham Hotspur.
Kjo arritje e jashtëzakonshme është më e shpejtë se ajo e Cristiano Ronaldos dhe Erling Haalandit, që e arrin me nga 105 ndeshje për Real Madridin dhe Manchester Cityn.
Por, kush renditet tjetër në top dhjetëshen e lojtarëve që kanë arritur më shpejtë 100 gola për ndonjërin prej klubeve nga pesë top ligat evropiane?
I katërti në listë renditet Luis Suarez, i cili shënoi 100 gola për 120 ndeshje me Barcelonën, teksa i pesti është Zlatan Ibrahimovic, me 124 ndeshje për Paris Saint-Germain.
Ruud Van Nistelrooy shënoi 100 gola për 131 ndeshje me Manchester Unitedin, shifër e cila iu desh edhe Ronaldos për të shënuar 100 gola me Juventusin.
Edinson Cavanit iu deshën 135 ndeshje për 100 gola me Napolin, Robert Lewandowskit 136 ndeshje me Bayern Munichun, Kylian Mbappes 137 ndeshje me Paris Saint-Germain dhe Christian Vieri shënoi 100 gola për 138 ndeshje me Interin. /Telegrafi/