• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trepça në grupin e FIBA Europe Cup me skuadra të forta, mund t’i bashkëngjitet edhe Bashkimi

27/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi i Trepçës në FIBA Europe Cup ka marrë formë interesante, duke sjellë rivalë me peshë nga skena evropiane e basketbollit.

Përballë kampionit kosovar do të jenë Basketball Löwen Braunschweig nga Gjermania, një skuadër që garon rregullisht në Bundesliga dhe ka traditë të gjatë në zhvillimin e basketbollistëve.

Po ashtu, pjesë e grupit është PAOK-u nga Greqia, një klub historik me shumë paraqitje në Evropë dhe që së fundmi ka shënuar sukses duke arritur deri në finale të këtij kompeticioni.

Në këtë grup do të bashkohet edhe Bashkimi i Prizrenit ose Anwili nga Polonia. Prizrenasit triumfuan 80-75 dhe edhe një humbje deri në katër pikë në ndeshjen e kthimit në Poloni do t’i kualifikonte portokallinjët nga Kosova.

Mbetet të shihet nëse do të shohim përballje evropiane mes dy ekipeve kosovare në FIBA Europe Cup, pasi një rivalitet i tillë do jetë vlerë e shtuar për basketbollin kosovar.

Next Post

Man United pëson humbje nga Brentford në udhëtim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.