• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mançester Junajtid pëson tjetër disfatë në kampionat, Amorim drejt shkarkimit

27/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fitorja me Çelsin në javën e kaluar la të mendohej se problemet e Mançester Junajtid ishin drejt zgjidhjes. Por që në ndeshjen e radhës, skuadra e Ruben Amorim, ka treguar se në fakt problemet e “djajve të kuq” për momentin nuk kanë një zgjidhje.

Ata janë mposhtur në transfertë, duke u ndalur nga ekipi i Brentfordit këtë radhë, i cili i ka kapërcyer në renditje duke e lënë Mançester Junajtid përsëri jashtë 10-shes së parë në renditje dhe shumë larg pretendimeve për zonën e Europës që në këtë pikë të kampionatit.

Dy gola të Tiago në 20 minutat e parë të ndeshjes ia vështirësuan shumë punën Junajtid, që ia doli të kthehej në lojë me Seshkon në minutën e 26-të.

Më pas, skuadra e Amorim shtoi sulmet dhe kishte mundësinë e artë që të barazonte shifrat me penalltinë e kapitenit Bruno Fernandes. Por gjuajtja e tij u prit nga Kelleher, duke dëshpëruar “djajtë e kuq” të cilët e kërkuan golin deri në fund.

Megjithatë, goli do të vinte në anën tjetër me Jensen, i cili në shtesën e ndeshjes vulosi fitoren 3-1 të Brentfordit dhe ka lëkundur seriozisht pankinën e Ruben Amorim.

 

 

Next Post

E bujshme: Milan transferon në janar yllin e Realit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.