• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Atletico flet me gola, Real Madrid hesht në Wanda

27/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Atletico Madrid i ka dhënë një leksion të paharrueshëm Real Madridit, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:2 në derbin madrilen, në kuadër të javës së 7-të të La Ligas.

Ndonëse “Los Blancos” vinin si liderë të pamposhtur, Atletico vendosi t’u kujtojë se sezoni ka 38 ndeshje – dhe jo vetëm 6. Golat e vendasve u shënuan nga Robin Le Normand (14’), Alexander Sorloth (45+3’), Julian Alvarez (50’, 64’) dhe Antoine Griezmann (90+4’), me një kombinim spektakli, presioni dhe efikasiteti të pastër, transmeton lajmi.net

Real Madrid tentoi të reagojë përmes Kylian Mbappes (25’) dhe Arda Guler (36’), por përballë mbrojtjes së shpërqendruar dhe mungesës së përgjigjes në pjesën e dytë, gjithçka u kthye në një shëtitje triumfale për skuadrën e Diego Simeones.

Kjo është humbja e parë e sezonit për Realin, që mbetet në vendin e parë me 18 pikë, vetëm 2 më shumë se Barcelona, e cila luan nesër dhe mund ta parakalojë pa shumë vështirësi.

Nga ana tjetër, Atletico Madrid ngjitet në vendin e katërt me 12 pikë, duke rikthyer vetëbesimin dhe duke “kallëzuar” se derbi i Madridit nuk është vetëm për dekor./lajmi.net/

Next Post

Fitore historike, Atletico me ‘5 yje’ në derbin e Madridit me Realin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.