• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitore historike, Atletico me ‘5 yje’ në derbin e Madridit me Realin

27/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Derbi madrilen i javës së 7-të në La Liga dhuroi spektakël të jashtëzakonshëm, ku Atletico Madrid mposhti me rezultat bindës 5-2 rivalin e madh Real Madrid.

Ndeshja filloi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 14-të me golin e Le Normand.

Reali reagoi shpejt dhe në minutën e 25-të barazoi me Kylian Mbappé pas një asisti të Arda Guler.

Vetë Guler shkëlqeu në minutën e 36-të duke realizuar përmbysjen, pasi u shërbye nga Vinicius Jr.

Por Atletico nuk u dorëzua. Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë (45+3), Sorloth shënoi me kokë duke e barazuar rezultatin në 2-2.

Në pjesën e dytë, protagonisti kryesor ishte Julian Alvarez. Fillimisht, ai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 50-të, ndërsa në minutën e 64-të shënoi një super-gol nga goditja e lirë, duke e çuar rezultatin në 4-2.

Në fund, festa u vulos nga Antoine Griezmann, i cili në minutën e katërt shtesë (90+4) realizoi golin e pestë për Atletico Madrid, duke e mbyllur derbin me rezultat përfundimtar 5-2.

Pas këtij dueli, Real Madrid mbetet në krye me 18 pikë, por tani Barcelona është vetëm dy pikë larg me 16 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, Atletico Madrid ka grumbulluar 12 pikë dhe hyn fuqishëm në garën për titull.

 

Next Post

Manchester City deklason Burnleyn në Etihad

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.