Elbasani dhe Teuta, dy skuadrat që nuk njohin humbje në këtë sezon, nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në përballjen mes tyre, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Në “Elbasan Arena” u zhvillua një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, me duele të shumta në mesfushë. Në pjesën e parë durrsakët goditën traversën me anë të Maçollit. Nga ana tjetër, verdheblutë në asnjë moment nuk arrijnë të bëjnë hapin e duhur në momentin e fundit, pavarësisht se arrijnë të kontrollojnë lojën në momente të caktuara.
Të dyja skuadrat krijojnë volum loje, por mbeten të paqarta në fazën ofensive deri në fund duke dhuruar një barazim pa gola në këtë javë të pestë të “Abissne Superiore”.
Elbasani që mban vendin e parë, ndodhe në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Teuta në vend të 6-të me 7 pikë.