Laurent Blanc nuk është më trajneri i Al Ittihad. Klubi saudit njoftoi se e ka shkarkuar francezin, i cili pësoi një humbje në shtëpi kundër Al Nassr të Cristiano Ronaldos në raundin e fundit të Ligës Profesionale Saudite.
Pas katër ndeshjeve të kampionatit 2024/25, Al Ittihad është i treti në tabelë me tre fitore dhe një humbje, tre pikë pas vendit të parë Al Nassr.
Kujtojmë që me skuadrën e Al Ittihad luan edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mario Mitaj. 22-vjeçari shqiptar nuk u grumbullua fare në sfidën e fundit në kampionat nga tekniku Blanc.