• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Humbja ndaj Brendtfordit, Ruben Amorimit i shpëton sërish shkarkimit

28/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht krizës së rezultateve dhe humbjes së fundit 3-1 ndaj Brentfordit, drejtuesit e Manchester United vazhdojnë t’i besojnë trajnerit portugez Ruben Amorim. Sipas medieve prestigjioze britanike si BBC dhe Daily Mail, miliarderi Sir Jim Ratcliffe mendon se trajneri 40-vjeçar duhet të vlerësohet vetëm pas një sezoni të plotë dhe me një skuadër të kompletuar.

United, që këtë verë investoi plot 259 milionë euro në përforcime, ka treguar luhatje të mëdha: pas një fitoreje shpresëdhënëse kundër Chelsea-t, ekipi pësoi një tjetër dështim në kampionat, duke grumbulluar me vetëm 34 pikë në 33 ndeshje nën drejtimin e Amorimit në Premier League. Megjithatë, drejtuesit mohojnë ekzistencën e një liste me pasues të mundshëm, duke i dhënë kohë portugezit për të ndërtuar projektin.

Amorim: Nuk jam i shqetësuar për punën time

Pas ndeshjes në Brentford, Amorim u pyet përsëri për të ardhmen e tij. “Nuk jam kurrë i shqetësuar për punën time, nuk jam ai lloj personi. Nuk është një vendim që më takon mua, unë do të jap maksimumin derisa të jem këtu”, deklaroi ai për Match of the Day.

Presioni ndaj tij pritet të rritet edhe më shumë përpara ndeshjes së ardhshme në ‘Old Trafford’, kundër Sunderlandit, një skuadër që vjen në formë të mirë.

Lojtarët në mbështetje të trajnerit

Edhe brenda dhomave të zhveshjes nuk mungojnë zërat pro trajnerit. Mbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt, pranoi se loja në Brentford nuk ishte në nivelin e duhur, por theksoi se fajësimi i vetëm i trajnerit do të ishte i padrejtë: “Është gjithmonë e lehtë të drejtohet gishti nga trajneri, por në fushë jemi ne lojtarët që duhet të bëjmë punën.”

Next Post

Llapi shënon fitoren e parë në Albi Mall Superligë,Prishtina deklason Ferizajn në udhëtim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.