Wednesday, 29. April 2026
Sport

“Skifterat” e kërkojnë shkarkimin e Ardian Nuhiut

GS 28/09/2025 1 Min. Lesezeit

Gjilani pësoi sot humbje të thellë ndaj Llapit, që ia bëri sefte me fitore falë triumfit 4-1 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Postimi i plot pa ndërhyrje:

“Asnjëherë nuk jemi përzier në punët e kryesisë dhe gjithmonë kemi pasur dhe kemi besim të plotë tek ata.

Por nga ky moment, trajneri Ardian Nuhiu është i padëshiruar për ne, nëse nuk reflekton ai .

Nëse nuk ka ndryshim, do të veprojmë në mënyrën tonë, ashtu siç dimë ne.

Askush nuk është mbi klubin e zemrës Gjilanin!”, përfunduan tifozët Gjilanas.

Momentalisht Gjilani ndodhet i shtati në tabelë, me po aq pikë të mbledhura pas shtatë xhirove.

Teilen: