Tirana është kampione e dyfishtë për të rritur në mundje. Jo vetëm në stilin greko-romak me 225 pikë, por dhe në stilin e lirë me 235 pikë. Xhorxh Frrokaj dhe Elmaz Kryeziu janë sportistët më të mirë të kampionatit të të rriturve, që këtë të dielë u zhvillua në sallën sportive “Farie Hoti”.
Në stilin greko-romak në peshat individuale, kjo nga 55 kilogram deri në 130 kilogram, kampionë ishin Andi Muça, Bajram Sina, Ergi Uku, Ardit Zeneli, Xhorxh Frrokaj, Klodian Shehu, Kevin Kupi, Kersin Nelaj, Julian Shehu dhe Griseld Kodra.
Ndërkohë në stilin e lirë, kjo nga pesha 57 kilogram deri në 125 kilogram, fitues ishin Ervis Bardhi, Ardit Kryeziu, Endrio Avdyli, Zelimkan Abakarov, Elmaz Kryeziu, Islam Dudaev, Eriglent Prizreni, Orges Lila, Ibrahim Sula dhe Paris Karepi. Kampionati i të rriturve, që u zhvillua të dielën në kryeqytet, në tërësi pati shumë rivalitet.