Wednesday, 29. April 2026
Sport

VIDEO/ Gol dhe asist brenda pjesës së parë, Arbër Hoxha është ‘ylli’ i Dinamos së Zagrebit

GS 28/09/2025 2 Min. Lesezeit

Në kuadër të raundit të tetë të elitës kroate në futboll, Dinamo Zagreb po shfaq një performancë të shkëlqyer duke udhëhequr me 2-0 ndaj Slaven Belupos, ku shqiptari Arbër Hoxha ishte ‘ylli’ i pjesës së parë.

Në minutën e 41-të, Dinamo arriti të thyente mbrojtjen kundërshtare. Hoxha mori topin në krahun e majtë, u zhvendos në qendër dhe, pas një kombinimi të shkëlqyer me Ljubicic-in, gjeti pozicionin ideal për të gjuajtur brenda zonës së penalltisë, duke shënuar për 1-0. Sulmuesi shqiptar nuk e festoi golin, pasi përballë kishte ish-klubin e tij, ku kishte luajtur për disa vite.

Goli fantastik i Hoxhës

Vetëm pak minuta më vonë, në kohën shtesë të pjesës së parë, Dinamo shënoi golin e dytë. Kulenovic përfitoi nga një pasim i gabuar i mbrojtësit Crepuljan, ndërsa Hoxha i dha asistin perfekt për golin e dytë, duke vulosur epërsinë 2-0.

Me këtë paraqitje, Arbër Hoxha doli qartë si protagonist i 45 minutave të para, duke regjistruar një gol dhe një asist, dhe duke demonstruar nivel të lartë dhe ndikim të madh në skuadër.

Teilen: