Arsenali ka marrë një fitore të madhe në Premierligë.
“Topçinjtë” triumfuan me përmbysje 1:2 në udhëtim ndaj Newcastle, në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit anglez.
Woltemade kaloi vendasit në epërsi me një gol me kokë në minutën e 34-të të ndeshjes, pas harkimit nga Sandro Tonali.
Më pas, Arsenali pati iniciativën e plotë, por përmbysja e madhe erdhi tek në minutat e fundit.
Mikel Merino barazoi rezultatin në minutën e 84-të, pas asistit nga Declan Rice.
E për fitoren e madhe u përkujdes Gabriel në minutën e gjashtë shtesë, i asistuar nga Odegaard.
Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e dytë, tani vetëm dy më pak se Liverpooli që prin.
Në anën tjetër, Newcastle mbetet në vendin e 15-të me gjashtë pikë të grumbulluara në po aq ndeshje të luajtura.