Christian Pulisic po shkëlqen në futbollin italian. Që nga debutimi i tij në Serie A në vitin 2023 me fanellën e Milanit, sulmuesi amerikan është bërë lojtari më vendimtar në kampionat sa i përket kontributit në gola.
Sipas të dhënave të “Opta”-s, Pulisic ka marrë pjesë në plot 46 gola gjatë tri sezoneve të fundit, duke shënuar 27 herë dhe duke dhënë 19 asistime për shokët e tij të skuadrës. Me këto shifra, ai ka lënë pas sulmuesin e Interit, Lautaro Martínez, i cili ka kontribuar në 45 gola në të njëjtën periudhë.
Ky rekord e konfirmon Pulisicin si një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe vendimtarë të Serisë A, duke nënvizuar peshën e tij jo vetëm te Milani, por edhe në elitën e futbollit italian. Sulmuesi amerikan vazhdon të tregojë se është një pikë referimi për kuqezinjtë, duke i dhënë një dimension të ri repartit ofensiv.