Thursday, 16. April 2026
Sport

Dembele: Vitet e vështira te Barcelona më ndihmuan shumë

GS 29/09/2025 2 Min. Lesezeit

Ousmane Dembele ka arritur të kurorëzojë me fitimin e “Topit të Artë” formën e shkëlqyer që kaloi sezonin e kaluar me Paris Saint Germain ku fitoi gjithë trofetë e mundshëm.

Në një intervistë për “Telefoot TF1” pas fitimit të “Topit të Artë”, Ousmane Dembele foli hapur për rrugëtimin dhe vështirësitë e tij në karrierë.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain pranoi se momentet më të rënda kanë qenë të lidhura me lëndimet e shumta që ka kaluar ndër vite.

Ai theksoi se periudhat më të vështira i përjetoi gjatë kohës që luante për Barcelonën, ku shpesh qëndroi jashtë fushave për muaj të tërë.

Megjithatë, Dembele tha se edhe pse lëndimet e kanë penguar, ato e kanë ndihmuar njëkohësisht të bëhet më i fortë dhe më i pjekur.

“Mendoj se janë kryesisht lëndimet. Pata shumë lëndime, por atëherë mësova shumë për trupin tim dhe për të qenë më profesional”, u shpreh francezi.

Ai shtoi se përvoja te Barcelona ishte vendimtare për rritjen e tij si futbollist dhe si person, duke i dhënë mësime të vlefshme.

“Veçanërisht ato vite te Barcelona më ndihmuan shumë. Atje mësova dhe u rrita jashtëzakonisht shumë”, përfundoi Dembele.

28-vjeçari iu bashkua PSG-së në vitin 2023, teksa ka zhvilluar 99 ndeshje me parisienët duke shënuar 43 gola e duke asistuar në 32 të tjerë.

 

Teilen: