Wednesday, 29. April 2026
Sport

Albian Hajdari zgjedhë Kombëtaren e Kosovës

GS 29/09/2025 1 Min. Lesezeit

Qendërmbrojtësi i skuadrës gjermane Hoffenheim Albian Hajdari,ka zgjedhur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës.

Sipas gazetës zvicrane Blick Hajdari ka vendosur që të mbrojë ngjyrat e Kosovës,duke refuzuar përfundimisht Kombëtaren e Zvicrës.


Banner

Përndryshe Hajdari pritet që të ftohet nga selektori Franco Foda për ndeshjet e tetorit,ku kombëtarja e Kosovës së pari do të luaj kundër Sllovenisë në “Fadil Vokrri”teksa tre ditë më vonë në udhëtim kundër Suedisë në stadiumin Ullevi në Goteborg.

Kujtojmë që Albian Hajdari bëhet futbollisti i rradhës që pranon të luaj për Kombëtaren e Kosovës,dhe atë pas Leon Avdullahut që pranoi ftesën e “Daradanëve”në muajin shtator.

Teilen: