• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Legjionarët: Hoxha shkëlqen me gol e asist, Tuci gjen rrugën e rrjetës

29/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vazhdon forma e mirë e legjionarëve kuqezi në klubet e tyre.

Arbër Hoxha po kalon një moment fantastik me Dinamo Zagreb. Pas paraqitjes shumë të mirë në Europa League ndaj Fenerbahces, ku skuadra kroate fitoi 3-1 dhe Hoxha ishte protagonist me një asist, futbollisti kuqezi shkëlqeu sërish në kampionat ndaj Slaven Belupo.

Në fitoren 4-1, Hoxha zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të, ndërsa në kohën shtesë në fundin e pjesës së parë dha asistin e golit të dytë për shokun e skuadrës, Kulenovic.

Rikthehet Indrit Tuci. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka gjetur golin e parë në kampionatin turk me skuadrën e re, Kayserispor. Tuci, i aktivizuar nga stoli, ishte vendimtar në fundin e takimit pasi shënoi golin e barazimit ndaj Genclerbirligi.

Medon Berisha dha kontributin e tij me një asist në barazimin 2-2 të Lecce ndaj Bologna. Mesfushori kuqezi, i aktivizuar si titullar, harkoi saktë për Camardan në fundin e takimit, duke i dhënë një pikë të vlefshme Lecces.

Taulant Seferi ishte protagonist me dy asiste në fitoren e thellë të Bodrumspor në transfertë ndaj Manisas me rezultatin 4-0. Seferi asistoi saktë për Dumanlin në të 47-ën dhe në minutën e 51-të shërbeu për Brazaon, duke e çuar rezultatin në 3-0. Bodrumspor udhëheq kampionatin në ligën e parë turke me 17 pikë pas tetë javësh.

Titullarë këtë javë ishin edhe Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Adrion Pajaziti, Jasir Asani, Rey Manaj dhe Mirlind Daku. Ndërkohë, si zëvendësues dhanë kontributin e tyre Nedim Bajrami, Ernest Muçi, Armando Broja dhe Myrto Uzuni.

Next Post

Liverpool ka lënë jashtë liste Federico Chiesan për ndeshjen ndaj Galatasaray në kuadër të Ligës së Kampionëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.