• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Allegri parashikon se sa pikë i duhen Milanit për të arritur objektivin e Ligës së Kampionëve

29/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Massimiliano Allegri ka deklaruar se pavarësisht fitores 2-1 ndaj Napolit në “San Siro” të dielën mbrëma, sipas tij, kampionët në fuqi mbeten favoritët kryesorë për ta fituar përsëri titullin në Serie A.

Falë kësaj fitoreje, Milan u ngjit në krye të tabelës pas pesë xhirove, duke u barazuar me pikë me Napolin dhe Romën. Golat u shënuan nga Alexis Saelemaekers, Christian Pulisic dhe Kevin De Bruyne.

Megjithatë, Allegri theksoi se objektivi kryesor i kuqezinjve nuk është Scudetto, por kthimi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Ata janë kampionë në fuqi, ne duhet të ecim hap pas hapi për t’u përmirësuar. Pjesa e parë ishte shumë e fortë nga të dyja skuadrat. Më pas, pas penalltisë mbetëm me 10 lojtarë dhe u mbrojtëm shumë mirë. Jemi treguar të fortë dhe ata që hynë nga banka dhanë një ndihmë të madhe. Ishte një test i vështirë ndaj një Napoli shumë të fortë”, deklaroi Allegri në konferencën pas ndeshjes.

Trajneri kuqezi foli edhe për gjendjen e skuadrës, pasi vijnë nga disa dëmtime, disa nga yjet kryesore.

“Kemi lojtarë teknikisht shumë të mirë. Leao ende nuk është në formën e tij më të mirë, por luajti sepse na duhej në këtë ndeshje. Kemi alternativa të mira. E rëndësishme është që të gjithë kemi të njëjtin objektiv: të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”, nënvizoi strategu italian.

Sipas Allegrit, Milani ka nevojë për 76 pikë për të arritur objektivin, që do të thotë edhe 64 pikë të tjera pas pesë javëve të para.

“Kam parë një grup djemsh që duan të punojnë fort dhe ta arrijnë qëllimin. Për t’u rikthyer në Ligën e Kampionëve na duhen ende 64 pikë, ndaj duhet të ecim me qetësi, duke shijuar fitoret por pa u euforizuar”, përfundoi Allegri.

Next Post

Basketboll vajza: Flamurtari fiton Superkupën, Tirana krenohet me talentet e reja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.