• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xavi pritet ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit

29/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester United mund të jetë së shpejti në kërkim të një trajneri të ri, dhe një nga kandidatët potencialë është ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández, i cili ka mbetur pa punë për më shumë se një vit.

Xavi u shkarkua nga Barcelona në fund të sezonit 2023-24 për t’i hapur rrugë ardhjes së Hansi Flickut, dhe menjëherë pas shkarkimit njoftoi se do të merrte një vit pushim.

Ai filloi të shqyrtonte ofertat vetëm këtë verë, por ende nuk ka gjetur një që ta bindë.

Situata mund të ndryshojë, pasi Ruben Amorimi ndodhet nën presion në rritje te Manchester Unitedi. Sipas Fabrizio Romanos (përmes “CaughtOffside”), Xavi do të ishte shumë i interesuar të zëvendësonte atë në “Old Trafford”.

“Xavi po studion Premierligën. Ai po e monitoron Premierligën dhe do të shkonte menjëherë te Manchester Unitedi – edhe pa futboll evropian, do të pranonte menjëherë Premierligën,” ka thënë Romano.

Aktualisht, United është i gatshëm të vazhdojë t’i japë mbështetje Amorimit, i cili është në detyrë për më pak se një vit.

Megjithatë, nëse merret vendimi për largimin e tij, Xavi do të ishte menjëherë gati për të marrë drejtimin, duke e parë këtë si hapin ideal në karrierën e tij pas përvojave tek Al-Sadd dhe Barcelona.

Ndërkohë, Xavi është lidhur edhe me një tjetër punë: sipas “Sport”, Al-Ittihad po e konsideron atë si pasues të Laurent Blanc, i cili u shkarkua së fundmi.

Në garë është edhe ish-trajneri i Milanit, Sergio Conceição, duke e bërë aktualisht një duel mes dy emrave për postin.

Mbetet për t’u parë se kur Xavi do të rikthehet në stol, dhe pa dyshim do të jetë interesante të shihet sesi do të performojë në aventurën e tij të radhës.

Next Post

Basketboll meshkuj: Besëlidhja fiton Superkupën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.