Barcelona ka vendosur Julian Alvarez e Atletico Madridit si objektivin kryesor të saj për afatin kalimtar të verës së ardhshme, sipas raportimeve të gazetës Sport.
Sulmuesi argjentinas po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshje, dhe kjo e bën atë një nga emrat më të kërkuar në Evropë.
29 gola në të gjitha garat në sezonin 2024/25 nënvizuan nivelin e tij si një sulmues i klasit botëror, por kishte thashetheme gjatë verës se ai mund të ishte larguar në gusht.
Me largimin e pritur të Robert Lewandowskit në fund të sezonit, drejtuesit e Barçës, Joan Laporta dhe Deco, po planifikojnë përpara dhe e shohin Alvarez si zëvendësuesin ideal afatgjatë, duke kombinuar rininë, energjinë dhe aftësinë e provuar për të shënuar gola në nivele të larta.
25-vjeçari aktualisht është nën kontratë me Atletico Madridin, klub që nuk do të pranonte ta shiste nën 120 milionë euro, gjë që bën negociatat potencialisht të vështira dhe të kushtueshme.
Megjithatë, Barcelona e konsideron këtë transferim prioritet strategjik, ndërsa kërkon të sigurojë të ardhmen e saj në sulm për sezonet e ardhshme dhe është gati thyej rekord transferimin.