Incidentet që shoqëruan humbjen e thëllë të Serbisë përballë Anglisë në takimin e vlefshëm për Eliminatoret e Botërorit 2026 i kanë kushtuar shtrenjtë Federatës Serbe të Futbollit.
FIFA ka bërë me dije se për shkak të disa shkeljeve të konstatuara në këtë ndeshje (nuk u mbajt disiplina brenda dhe përrreth stadiumit; u përdorën lazer, fjalë ofenduese dhe sende të ndryshme; gjatë himneve u konstatua sjellje e jo e përshtatshme) Federata Serbe e Futbollit do të dënohet me 80.000 mijë euro gjobë dhe në takimin e radhës, atë kundër Shqipërisë, 20% e stadiumit do të mbyllet.