“Nuk ishim ne ata që e kërkuam Niko Williams… Agjenti i tij na kërkoi ne”.
Deko, drejtori sportiv i Barcelonës, e filloi intervistën e tij me “Mundo Deportivo” me një bujë, në lidhje me telenovelën e verës që e kishte paraqitur mikun dhe shokun e ekipit kombëtar të Lamine Yamal, Niko Williams, si lojtarin e ri të Blaugranëve , derisa ky i fundit shprehu dëshirën për të zgjatur kontratën e tij me Atletik Bilbaon për gjithë jetën.
“Ne nuk ishim ata që e kërkuam Nikon. Nëse një lojtar i madh si Niko na thotë se dëshiron të vijë, kur agjenti i tij na kontakton, ne flasim dhe kështu shkoi. Kështu funksionon futbolli”, theksoi Deko.
“Lojtari, për ndonjë arsye, nuk i pranoi kushtet e ofruara, agjenti ka interesat e tij dhe ne nuk e dimë saktësisht se si evoluoi situata, por nuk ka polemika”, shpjegoi ai në lidhje me Niko Williams, i cili më vonë rinovoi kontratën e tij me klubin bask deri në vitin 2035.
Arsyeja pse marrëveshja dështoi: “Ne thamë se nuk i pranuam kushtet që na u vendosën, sepse asnjë lojtar nuk mund të na vendosë kushte, dhe në fund nuk ndodhi asgjë. U dhamë atyre një afat për të marrë një përgjigje, por ata nuk u përgjigjën, ata ndoqën rrugën e tyre dhe ne ndoqëm tonën”.
Deko në fund shprehu paksa bezdi për sjelljen e Atletik në lidhje me komentet rreth problemeve financiare të Barcelonës me LaLiga-n: “Nuk dua të përfshihem në çështje që nuk janë përgjegjësia ime. Unë merrem me lojtarët dhe me menaxhimin e përditshëm të klubit, por nuk mendoj se Bilbao është një shembull për t’u ndjekur në këtë drejtim. Ne nuk ishim ata që kërkonim lojtarin e tyre, nuk ishim ne ata që e ndiqnim lojtarin e tyre. Ata duhet të jenë më të shqetësuar për agjentin e tij, i cili erdhi disa herë te Barça për të na ofruar lojtarin”, përfundoi Deko.