Kampioni i Evropës PSG pritet të ketë kokëdhimbje para ndeshjes kundër Barcelonës,e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Trajneri Luis Enrique nuk do të mund të llogarisë në katër futbollistë,duke përfshirë emra si: Marquinhos, Ousmane Dembele, Desire Doue dhe Khvicha Kvaratskhelia.
Përndryshe në skuadër janë rikthyer yjet si: Vitinha, Fabian Ruiz dhe Joao Neves,të cilët nuk ishin të disponueshëm për shkak të lëndimeve të pësuara.
Ndërkohë edhe Barcelona ka probleme me mungesa,kjo pasi mesfushori Gavi është i lënduar dhe nuk do të rikthehet në fushë për një kohë.
Kujtojmë që ndeshja Barcelona-PSG pritet të zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00 në stadiumin olimpik Lluis Companys.