Wednesday, 29. April 2026
Sport

Bremer e Thuram mungojnë me Villarrealin

GS 30/09/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Juventusit do ti ketë dy mungesa të rëndësishme për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, që e luan në udhëtim ndaj Villarrealit.

Trajneri Igor Tudor, të martën ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje që luhet të mërkurën prej orës 21:00.

Në listë nuk janë përfshirë mbrojtës Gleison Bremer dhe mesfushori Kephren Thuram për shkak të lëndimit, por për këtë duel është ftuar Edon Zhegrova.

Juventusi ka luajtur 4:4 në ndeshjen e xhiros së parë të Championsit kundër Borussia Dortmundit.

 

 

Teilen: