• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Cassano-s s’i del inati me Allegri-n: Ka gënjyer, Milani nuk po luan mirë dhe vështirë të arrijë në top-4

30/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Antonio Cassano ka shpërthyer sërish me kritikat e tij, këtë herë ndaj Massimiliano Allegri-t dhe Milanit. Pas fitores së kuqezinjve ndaj Napolit, atmosfera është entuziaste në kampin kuqezi, por “FantAntonio” nuk mendon se skuadra e ka merituar suksesin.

“Allegri ka thënë një gënjeshtër. Dhe po jua them unë, që nuk kam nevojë të fitoj para sepse i kam. Milani me Napolin nuk e meritonte fitoren, golat erdhën nga gabime të mëdha të mbrojtjes. Për 60 minuta panë vetëm tri kundërsulme dhe dy gola. Nuk mund të jetë kjo ide e lojës”, – tha Cassano për ‘Viva El Futbol’.

Ish-sulmuesi i Romës dhe Real Madridit e pranon se nuk ka armiqësi personale me Allegri-n, por nuk e kursen gjuhën e ashpër: “Nuk kam pasur kurrë probleme me të, por kur skuadrat e tij luajnë keq, unë duhet ta them. Nuk më paguan askush, nuk jam skllav i askujt. Nëse e takoj, i them: ‘Mister, fiton, por lojën e bën m…’”.

Cassano shprehet se të vetmit lojtarë që po mbajnë Milanin janë Luka Modric dhe Christian Pulisic. “Modric mund të luajë deri në 55 vjeç, është ai që vendos gjithçka. Edhe Pulisic po bën diferencën, por Allegri e sheh si lojtar stoli. Kur të kthehet Leao, nuk e di nëse do të luajë”.

Sipas tij, perceptimi se Milani po zhvillon një futboll të bukur është i gabuar: “Është çmenduri të thuhet se Milani ka ndryshuar. Unë nuk shoh ide, vetëm humbje kohe. Në plan afatgjatë, besoj se do të shfaqet vlera reale e Allegri-t dhe e skuadrës. Për mua, Milani do ta ketë të vështirë të futet mes katër të parëve”.

Next Post

Arsyet prej Hajdari iu bashkua Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.