Massimiliano Allegri u rikthye te AC Milan. 30 shtator 2025 – kuqezinjtë kryesojnë Serie A.
Në vetëm katër muaj, trajneri italian ka arritur ta transformojë skuadrën, duke i dhënë unitet, qartësi dhe stabilitet një ekipi që gjatë verës ishte shpërbërë e riformuar.
Sipas Tuttosport, sistemi i tij ka prodhuar një kthesë të madhe: Milan tashmë është më i fortë në mbrojtje, më i bashkuar në lojë dhe duket si një ekip i vërtetë, jo si grumbull individësh. Rezultatet flasin vetë – Rossonerët janë të vështirë për t’u thyer, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, përcjell ORAinfo.
Allegri vetë theksoi pas fitores së fundit se gjëja më e bukur ishte fakti që skuadra po bëhej “një e tërë”. Dhe nëse kjo është pamja pas katër muajsh, imagjinoni se si mund të duket pas një viti.
Efekti Allegri është real – dhe Milani duket më i fortë se kurrë. /ORAinfo/