• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kalendari i plotë/ Serbi-Shqipëri, por jo vetëm, tetori i pasur me takime të ekipeve përfaqësuese

01/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një shtatori të mbushur me emocione, tetori do të sjellë sërish një kalendar të ngjeshur me ndeshje për të gjitha kombëtaret shqiptare. Nga Kombëtarja A, tek skuadrat e moshave dhe vajzat kuqezi, të gjitha ekipet do të zbresin në fushë për të përfaqësuar Shqipërinë.

Kombëtarja A do të përballet më 11 tetor në transfertë ndaj Serbisë në Leskovac, një duel i rëndësishëm për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, ndërsa më 14 tetor kuqezinjtë do të rikthehen në “Air Albania” për miqësoren ndaj Jordanisë.

Vajzat e Kombëtares A do të kenë një muaj vendimtar, me dy përballje ndaj Qipros që do të përcaktojnë fatin e tyre për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kombeve.

Edhe Kombëtarja U-21 do të luajë në “Air Albania”, ku do të presë San Marinon më 10 tetor, ndërsa ekipet kombëtare U-19 dhe U-17 do të zhvillojnë miqësore përgatitore ndaj Irlandës dhe Sllovenisë.

Tetori do të shënojë gjithashtu nisjen e dy turneve të rëndësishme të organizuara nga FSHF në Shqipëri, fazën kualifikuese të UEFA European Ëomen’s Under-17 Championship dhe turneun UEFA Development U-15.

Vajzat U-17 do të masin forcat me Greqinë, Izraelin dhe Estoninë në Elbasan dhe Rrogozhinë, ndërsa djemtë U-15 do të sfidojnë Armeninë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën në “Shtëpinë e Futbollit”. Një muaj i tëri kuqezi për t’u shijuar, me sfida të mëdha dhe përcaktuese.

Next Post

Tetori kuqezi/ Një muaj plot ndeshje dhe emocione për Kombëtaren A, vajzat dhe ekipet e moshave

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.