Wednesday, 29. April 2026
Sport

China Open 2025/ Triumfon Sinner, Learner Tien “përkulet” në dy sete

GS 01/10/2025 1 Min. Lesezeit

Carlos Alcaraz triumfoi në Tokio, Jannik Sinner bën të vetin “China Open”.

Fenomenët e tenisit vazhdojnë që të mos humbin terren përballë njëri-tjetrit në garën për vendin e parë në renditjen botërore ATP. Italiani iu kundërgjigj sot spanjollit duke mposhtur lehtë në finale Tien, i cili u dorëzua pas një takimi që zgjati diçka më shumë se një orë e dymbëdhjetë minuta.

Me shifrat 6-2, 6-2, Sinner mori kështu titullin numër 21 të karrierës, i cili ishte i treti për këtë vit. Për italianin ATP 500 i Pekinit ka një vend të veçantë pasi ka triumfuar edhe dy vite më parë kur mundi në finale Daniil Medvedev.

Teilen: