• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbappe kalon Ronaldon, Benzeman e Raulin në Champions, por jo Messin

01/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me tre golat e shënuar ndaj Kairat Almatyt, Kylian Mbappe i është bashkuar grupit të gjashtë futbollistëve që kanë shënuar nga 60 gola në Ligën e Kampionëve.

Yllit francez iu nevojitën 89 ndeshje në garën më prestigjioze të futbollit evropian për t’i kaluar Cristiano Ronaldon, Karim Benzeman e Raul Gonzalezin, të cilëve u janë nevojitur më shumë ndeshje për ta arritur këtë shifër golash.

Legjenda e Real Madridit, Raul i kishte shënuar 60 gola pas 115 ndeshjesh të zhvilluara.

Benzemasë i ishin dashur 111 ndeshje për ta arritur këtë numër golash, kurse “CR7” e kishte bërë këtë pas 98 ndeshjesh të zhvilluara.

Me tre golat e mbrëmshëm në Kazakistan, Mbappe hyri në mesin e tre lojtarëve që i kanë shënuar më së shpejti 60 gola.

Lionel Messi është i pari në këtë listë pasi i shënoi kaq gola për 80 ndeshje, kurse Robert Lewandowski është i dyti me 85 ndeshje (60 gola).

Sa i përket moshës, Mbappe u bë lojtari i dytë më i ri që e arrin shifrën e 60 golave me 26 vjeç e 284 ditë, kurse primatin absolut e mban Lionel Messi me 26 vjeç e 86 ditë.

“CR7” e kishte arritur këtë numër golash me 29 vjeç e 21 ditë, ndërsa Raul renditet në vendin e katërt me 30 vjeç e 237 ditë.

 

 

Next Post

Eduardo Camavinga dëshiron largimin nga Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.