• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Telashe te Suedia para duelit me “Dardanët”

01/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Portieri i Suedisë, Robin Olsen, ka njoftuar për pensionimin nga kombëtarja pasi i është thënë nga selektori Jon Dahl Tomasson se nuk është më zgjedhja e parë.

35-vjeçari bëri gabim të madh te goli i parë i Sllovenisë në barazimin 2:2 muajin e shkuar në kualifikimet për Botëror, ndërsa u paraqit edhe në humbjen 2:0 nga Kosova ditë më pas, në ndeshjen e 79-të për Suedinë.

Federata e Futbollit të Suedisë, njoftoi për pensionimin e portierit veteran, ndërsa vetë Olsen në një intervistë ka thënë se vendimi për pensionim te kombëtarja do të vlejë derisa Tomassoni të jetë përzgjedhës.

Olsen ka thënë se nuk dëshiron të punojë me Tomassonin, i cili pritet këtë javë të publikojë listën për ndeshjet e këtij muaji kundër Zvicrës dhe Kosovës.

Olsen, që tash është te Malmo, ka luajtur për 10 vjet te Suedia kurse në një deklaratë të publikuar nga Federata Suedeze, ai e ka vlerësuar “nder të madh përfaqësimin e shtetit”.

Next Post

Isak, Roony, Bergvall, Elanga, Gyokeres – Suedia i grumbullon super yjet për ndeshjen kundër Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.