Ylli francez Kylian Mbappe po vazhdon të shkëlqejë me Real Madridin në të gjitha garat.
Mbappe shënoi hattrick ndaj Kairat Almaty-t në fitoren 5:0 të “Los Blancos”,ku arriti shifrtën e 60 golave në Champions.
Përndryshe francezi me 26 vjet e 284 ditë bëhet lojtari i dytë më i ri që e arrin këtë shifër,ku vetëm Lionel Messi ishte më i ri se Mbappe dhe argjentinasi shënoi 60 gola në Ligën e Kampionëve me 26 vjet e 86 ditë.
Mbappe me formën aktauale që po kalon mund të arrijë shifra të pabesueshme,dhe mund t’i afrohet legjendave si Messi,Ronaldo,Raul etj si ndër golashënuesit më të mirë të garës prestigjioze për klube.
Kujtojmë që Kylian Mbappe në 9 paraqitje ka shënuar 13 gola për Real Madridin në të gjitha garat.