Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, përkundër moshës së re që ka nuk e ndjen presionin e ndeshjeve të mëdha.
Një gjë të tillë ka tentuar ta përçojë edhe sot, ku Yamal në Instagram ka postuar një fotografi të Al Pacinos me mbishkrimin “Presion?”.
Yamal këtë e ka bërë në ditën kur pritet që Barcelona ta zhvillojë ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve në fazën e grupeve me PSG’në.
Sulmuesi i Barçës pasi është kthyer nga lëndimi në fusha të gjelbra ka treguar produktivitet, ku një minutë pas inkuadrimit në ndeshjen kundër Real Sociedadit ka asistuar për golin e Lewandowskit, i cili ishte edhe i fitores.
Kjo është hera e tretë që Yamal do të ballafaqohet me PSG’në në Ligën e Kampionëve. Herën e fundit, Barça është eliminuar në shtëpi nga PSG’ja.