• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tensione tek Real Madridi? Alonso nuk i jep asnjë minutë lojë, Valverde ngrohet me “duar në bel”

01/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ekipi i Real Madridit po përjeton një tension jo të vogël në javën e fundit, ku akterët kryesorë janë trajneri Xabi Alonso dhe njëri nga kapitenët, Federico Valverde.

Real Madridi fitoi me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim te Kairat Almaty në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, nuk ishte vetëm het-triku i Kylian Mbappes, ai i cili tërhoqi vëmendjen te klubi madrilen.

Fokusi ishte edhe te lënia në bankë dhe mos inkuadrimi për asnjë minutë në këtë ndeshje i kapitenit Valverde.

Deri te ky vendim i Alonsos erdhi, pasi mesfushori deklaroi para ndeshjes kundër Almaty se “ai nuk ka lindur për të luajtur në pozicionin e mbrojtësit të djathtë” , në një kohë kur ekipi është pa Dani Carvajal dhe Trent Alexander-Arnold në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.

Mesazhi i tij ishte befasues, i fuqishëm dhe i drejtpërdrejtë, megjithëse ai gjithashtu bëri të ditur se është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë ekipin në çfarëdo që ata kanë nevojë.

Megjithatë, ajo që u pa në stadiumin e klubit nga Kazakistani ka krijuar tension të papritur me një futbollist që gjithmonë është sjellë si një ushtar që ndjek urdhrat pa devijuar asnjë grimcë nga misioni i tij.

Asgjë nuk u raportua në televizion, përveç një videoje nga Ivan Martin i mediumit OK Diario që ka qarkulluar në mediat sociale, por lëvizjet e uruguaianit nëpër stadium i habitën të gjithë të pranishmit.

Numri 8 ishte zëvendësues dhe në një moment kur Alonso i kishte ngritur disa lojtarë për t’u ngrohur në pjesën e dytë, ai kishte vendosur “duart në bel” dhe nuk i bëhej aspak vonë.

Raporti i tensionuar në dukje mes Alonsos dhe Valverdes ka shqetësuar tifozët e klubit mbretëror, të cilët shpresojnë që një gjë e tillë të përfundoj sa më shpejt dhe palët të arrijnë një pajtim mes vete.

Next Post

Trajneri i Sllovenisë: Nëse duam më shumë në këto kualifikime, duhet ta mposhtim Kosovën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.