• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reagimi i Fede Valverde-s: Nuk kam refuzuar të luaj për Real Madridin…

01/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde, ka reaguar publikisht përmes një komunikate në rrjetet sociale, duke hedhur poshtë çdo zë që e akuzonte se kishte refuzuar të luante ndeshjen ndaj Kairat Almaty-n dhe se kishte probleme me trajnerin Xabi Alonso.

I qartë dhe i prerë në mesazhin e tij, Valverde u shpreh i mërzitur me disa raportime të medieve:

“Kam lexuar disa artikuj që dëmtojnë figurën time. E di që kam pasur ndeshje të dobëta, jam i vetëdijshëm për këtë. Nuk fshihem, gjithmonë kam dalë ballëhapur. Por nuk mund të thonë kurrsesi se kam refuzuar të luaj. Kam dhënë gjithçka për këtë klub, madje kam luajtur i dëmtuar, pa u ankuar dhe pa kërkuar pushim.”

Uruguajani theksoi se marrëdhënia e tij me trajnerin është e mirë dhe e bazuar në besim të ndërsjellë, duke shtuar se gjithmonë i ka treguar se ku ndihet më mirë të luajë, por ka qenë i gatshëm të aktivizohet në çdo rol dhe ndeshje që i është kërkuar.

“Kam lënë shpirtin në këtë klub dhe do ta bëj sërish, edhe kur gjërat nuk shkojnë si dua. Betohem mbi krenarinë time se kurrë nuk do të dorëzohem dhe do të luftoj deri në fund, duke luajtur kudo që të jetë e nevojshme.”

Valverde, i cili rrallë gjendet në qendër të polemikave, kërkon të mbyllë sa më shpejt këtë kapitull dhe është i bindur se do të rikthehet në formën e tij më të mirë. Ai mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit dhe një figurë shembullore për përkushtimin e tij ndaj klubit.

Next Post

Lamine Yamal rikthehet me mesazh të fortë: “Jam kthyer dhe misioni ka nisur sërish”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.