Edon Zhegrova pati një paraqitje mjaft të mirë në rreth gjysmë ore sa luajti për Juventusin në ndeshjen ndaj Atalantas në Serie A në fundjavë.
Pothuajse të gjitha aksionet rrodhën nga krahu i tij pas inkuadrimit.
E faqja zyrtare e Serie A në Instagram i ka publikuar përmes një videoje driblimet e yllit kosovar në ndeshjen ndaj Atalantas.