Tuesday, 28. April 2026
Sport

Goli i Uzunit nuk mjafton, Austin “dorëzohet” në finale

GS 02/10/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni ka shënuar gol në finalen e US Open Cup, por kjo nuk ka mjaftuar që skuadra e tij të fitojë këtë trofe.

Austin është mposhtur 2-1 nga Nashville në finale dhe janë këta të fundit që fitojnë trofeun e “US Open Cup”.

Uzuni ka humbur një penallti në minutën e 21-të të takimit, por ka “bërë autokritikë” në fundin e pjesës së parë, duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm. Nashville ka shënuar golin e fitores në pjesën e dytë.

Teilen: