Edon Zhegrova shihet si një nga opsionet kryesore për Juventusin në ndeshjen e ardhshme kundër Milanit, por Kombëtarja e Kosovës do të duhet të bëjë pa të edhe gjatë tetorit.
Sipas të përditshmes italiane, e cila është e afërt me Juventusin, “Tuttosport”, sulmuesi kosovar pritet të mbetet në Torino gjatë pauzës së kombëtareve për t’u rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe të rikthehet në formë.
Federata e Futbollit të Kosovës po konsideron që t’i japë më shumë kohë pushim, në mënyrë që ai të rikthehet i freskët dhe në formën më të mirë fizike.
Zhegrova mungoi për Kosovën edhe në shtator në sfidat ndaj Zvicrës dhe Suedisë.
Ndërkohë në tetor ai pritet t’i humbasë dy sfidat ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.
Ky zhvillim shihet si një hap pozitiv për lojtarin dhe klubin e tij, pasi kthimi i Zhegrovës në gjendje optimale mund të ndihmojë Torinon në ndeshjet e ardhshme të Serie A, përfshirë edhe përballjen e vështirë ndaj Milanit.
“Tuttosport” shkruan se Zhegrova është favorit për të marrë fanellën e titullarit ndaj Milanit, pasi ai në mesjavë nuk luajti asnjë minutë ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve.