• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tare: Milani është kulmi për mua, ja pse zgjodha Allegrin

02/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një sezoni zhgënjyes për Milanin, ku skuadra përfundoi jashtë zonës evropiane dhe shpëtoi vetëm me një trofe, Superkupën e Italisë, drejtuesit vendosën të nisin një cikël të ri.

Emërimi i Igli Tares si drejtor sportiv u pa si sinjali i parë i këtij ndryshimi të thellë. Me përvojë të gjatë te Lazio, Tare erdhi në San Siro me ambicie të qarta dhe me një vendim të madh, rikthimin e Massimiliano Allegrit në pankinë.

Në një intervistë për Top Story, ai foli për fillimin e aventurës te Milani, rëndësinë e këtij klubi dhe zgjedhjet e para si drejtues.

“Ishte diçka që gjithmonë e kam ndjerë se do të ndodhte. E kam pasur ndjesinë se rrugët e mia dhe ato të Milanit do të kryqëzoheshin. Ka pasur një mundësi edhe më parë, por prisja momentin e duhur. Që prej përfundimit të përvojës me Lazion, kam qenë shumë i duruar, 18 vite me atë klub, tre si lojtar dhe 15 si drejtor sportiv”, ka thënë Tare fillimisht.

Tutje Tare u ndal të flasë edhe për zgjedhjen e trajnerit Massimiliano Allegri te Milani.

“Klubi mbështeti opinionin tim për të sjellë Allegrin si trajner, për shkak të përvojës që ka dhe mënyrës se si menaxhon situata të ndryshme, si me skuadrën ashtu edhe me strukturat e klubit. Ai është i shkëlqyer në këtë aspekt”.

Igli Tare e konsideron Milanin si kulmin e karrierës së tij dhe një nga klubet më të mëdha në botë. Ai thotë se është një nder të jetë pjesë e historisë së kuqezinjve dhe e sheh këtë përvojë jo vetëm si profesionale, por edhe personale.

Për Taren, Milani nuk është thjesht një punë, është një mision shpirtëror për të fituar dhe lënë gjurmë në historinë e klubit.

“Dua të qëndroj sa më gjatë sepse ky është një klub që përfaqëson kulmin. Nuk ka më lart se Milani. Është një nga klubet më të dekoruara në botë, përkrah Real Madridit. Deri para pak vitesh, Milani ishte klubi me më shumë trofe të fituar. Për të arritur këtë nivel duhet shumë punë, sakrificë dhe pasion. Është një nder për mua të jem pjesë e historisë së këtij klubi”.

“Në aspektin personal, kjo përvojë me Milanin është thelbësore. Për mua nuk është vetëm një klub, por një pjesë e rëndësishme e karrierës dhe jetës sime. Kam një detyrim shpirtëror për të fituar me këtë klub dhe për të qenë pjesë e historisë së tij”.

Milani, aktualisht në krye të Serie A së bashku me Napolin dhe Romën, përgatitet për një sfidë të madhe ndaj Juventusit këtë të diel më 5 tetor në stadiumin Allianz.

Next Post

Elbasani e Flamurtari gjobiten, Valbona humbe ndeshjen në tavolinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.