Tuesday, 28. April 2026
Sport

Sérgio Conceição merr drejtimin e skuadrës së Mario Mitajt

GS 02/10/2025 1 Min. Lesezeit

Sérgio Conceição do të jetë trajneri i ri i Al Ittihad-it, duke zëvendësuar Laurent Blanc, i cili u shkarkua pas humbjes me Al Nassr-in e Jorge Jesus. Marrëveshja mes palëve është arritur dhe prezantimi i portugezit 50-vjeçar do të bëhet brenda orëve në vijim.

Ky është rikthim i një rivaliteti të njohur, pasi Conceição do të përballet sërish me Jorge Jesus, kësaj here në Arabinë Saudite. Në skuadrën e tij ndodhen emra të mëdhenj si Fabinho, N’Golo Kanté, Moussa Diaby, Steven Bergëijn dhe Karim Benzema, ndërsa do të ritakojë edhe lojtarë që i ka stërvitur më parë si Danilo dhe Roger Fernandes.

Pas eksperiencës te Milani, ku fitoi Superkupën e Italisë, por përfundoi në vendin e 8-të në Serie A dhe humbi finalen e Kupës së Italisë kundër Bolonjës, Conceição nis kështu aventurën e tij të parë si trajner jashtë Europës.

Debutimi i tij te Al Ittihad është planifikuar për më 17 tetor, në ndeshjen kundër Al Fayha.

Teilen: