FIFA ka prezantuar topin zyrtar të Kampionatit Botëror 2026, i cili do të quhet TRIONDA. Emri i tij, që në spanjisht do të thotë “tre valë”, simbolizon tri vendet organizatore: Kanadanë, Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara.
Dizajni i topit është i gjallë me ngjyrat kuqe, jeshile e blu, duke nderuar vendet nikoqire. Ai përmban gjithashtu simbole kombëtare, gjethe panje për Kanadanë, shqiponjën për Meksikën dhe yllin për SHBA, si dhe elementë të artë që kujtojnë trofeun e Kupës së Botës.
TRIONDA ka një strukturë inovative me katër panele, që ofrojnë stabilitet optimal gjatë fluturimit, si dhe teknologjinë e avancuar të topit të lidhur me një çip sensor 500Hz, i cili ndihmon gjyqtarët në vendime të rëndësishme, përfshirë rastet e pozitës jashtë loje.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e përshkroi topin si “të bukur dhe simbol të unitetit e pasionit të vendeve nikoqire”, duke shtuar se mezi pret ta shohë në fushë.
Botërori 2026 do të mbahet për herë të parë në tre shtete, me shortin final që do të zhvillohet më 5 dhjetor 2025 në Uashington.