Tuesday, 28. April 2026
Sport

Kush është Klinsman Cake, risia e Silvinjos për sfidën me Serbinë

GS 03/10/2025 1 Min. Lesezeit

Klisman Cake është risia e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e tetorit.

FSHF ka publikuar listën nga trajneri Silvinjo në prag të sfidës ndaj Serbisë për kualifikueset e Botërorit 2026.

Cake ka luajtur më parë me Kombëtaren U-21. Si produkt i Tiranës, bashkohej në vitin 2017 me ekipin e parë.

Dhe pse luajti në kategorinë e dytë, më pas u largua pas rikthimit në Superiore dhe sezonit të vështirë 2018-2019.

Cake e vazhdoi karrierën në Maqedoninë e Veriut. Nga viti 2019 deri në vitin 2022 kontribuoi për Strugën. Më pas u transferua te Shkëndija e Tetovës.

Me skuadrën tetovare u bë pjesë e historisë. Këtë sezon po luajnë në grupet e Ligës së Konferencë League.

 

 

Teilen: