Pak ditë pas largimit të Arsim Abazit nga Ferizaj, skuadra e Superligës së Kosovës ka gjetur zëvendësimin.
Ferizaj, të premten ka prezantuar trajnerin e ri, i cili do ta udhëheqë ekipin për pjesën e mbetur të sezonit.
Nevil Dede nga Shqipëria, është timonieri i ri i Ferizajt, ekip që po kërkon këndelljen.
“Me përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner në futbollin shqiptar, Dede sjell profesionalizëm dhe përkushtim të madh, me synim ngritjen e nivelit të skuadrës dhe arritjen e rezultateve pozitive”, ka shkruar Ferizaj në njoftim.
Dede si trajner ka punuar në Shqipëri, ndërsa së fundmi ishte në krye të Bylisit.
Ai ka drejtuar edhe ekipet si Tirana, Elbasani, Dinamo, Erzeni, Kastrioti e Laçi.
Ferizaj, aktualisht zë vendin e fundit në Superligë me 6 pikë pas 7 xhirove të luajtura.
Në xhiron e tetë, Ferizaj pret në shtëpi me Drenicën, ndeshje kjo që luhet të dielën./teve1.info/